Hapet kufiri me Shqipërinë, Tahiri: Po i kthehemi normalitetit
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri ka kërkuar të eliminohen të gjitha pengesat që janë në kufirin me Shqipërinë pas vendimit të sotëm për hapjen e plotë.
Ai ka thënë se po kthehet normaliteti dhe në të njëjtën kohë po luftohet pandemia.
“Qeveria sapo vendosi hapjen e kufirit me Republikën e Shqipërisë. Një vendim i cili lehtëson qarkullimin e njerëzve në të dy anët e kufirit. Kufiri shqiptaro-shqiptar duhet të eliminohet tërësisht sikurse kufijtë e shteteve të Bashkimit Europianë. Qeveria e Republikës së Kosovës për çdo ditë, sa herë që të mblidhet, do ta marrë vendime që normalizojnë jetën e qytetarëve. Sikurse që do të vazhdojë edhe lufta për ta mposhtur plotësisht COVID-19”, ka shkruar Tahiri pas vendimit të Qeverisë.
Qeveria e Kosovës ka vendosur sot hapjen e kufirit me Shqipërinë.