Në Suharekë punohet edhe të dielën, kryetari njofton nga vendi i ngjarjes

Ani pse ditë pushimi, në Suharekë punohet, madje vet kryetari del në terren për të parë nga afër këto punime.
Bali Muharremaj, përmes një postimi e disa imazheve në Facebook, ka bërë të ditur se po vazhdohet me pastrimin e ambientit. Madje ai totë se hudhja e mbeturinave në hapësirë publike dëmton edhe shëndetin e qytetarëve, prandaj duhet bërë kujdes.
Ky është postimi i tij:
Sot po bëhet pastrimi i Kanalit të Vrellës në Studençan.
Pastrimi i ambientit do të vazhdoj kudo, mirëpo na duhet edhe përkrahja juaj që ti japim këshilla secilit për ruajtjen e tij.
Hudhja e mbeturinave në hapsira publike e dëmton edhe shëndetin e qytetarëve, prandaj duhet të kemi kujdes.