Aksident i rëndë trafiku në fshatin Besi, ka të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar, teksa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente, raporton Indeksonline.

Saktësisht aksidenti ndodhi në fshatin Besi, ku të përfshirë ishin dy vetura./Indeksonline/