Kaq keq Prishtina ia kishte bërë edhe kampionit në fuqi

Prishtina sot ka mposhtur Ferizajin me rezultat 8-1 në ndeshjen e xhiros së 23-të të Superligës.
Por kjo nuk është hera e parë që skuadra nga kryeqyteti arrin këtë sukses duke fituar me goleadë, shkruan Indeksonline.
Një fitore të njejtë, Prishtina e kishte arritur në Drenas në vitin 2013 duke e mposhtur Feronikelin 1-8.
Në atë sfidë vendasit ishin paraqitur me ekipin e juniorëve pasi që seniorët e kishin bojkotuar ndeshjen për shkak se nuk kishin marrë pagat.
Edhe më thellë, Prishtina ka fituar në ndeshjen e Kupës në vitin 2002 duke e mposhtur Niklin 0-9. /IndeksOnline/