J.Lo dhe Alex Rodriguezi i bashkohen protestës “Black Lives Matter”

Këngëtarja e njohur me famë botërore Jennifer Lopez apo siç njihet në publik si J.Lo, së bashku me partnerin e saj Alex Rodriguez i janë bashkuar protestës në mbështetje të komunitetit me ngjyrë, që së fundmi po i kërkojnë të drejtat e tyre e që kanë eskaluar pas vrasjes së George Floydit nga policia.
Ajo ka thënë se ka pasur kërkesa edhe nga vajzat e saj që të mbështesë protestuesit dhe ajo është bashkuar në këtë nismë, transmeton Indeksonline.
J.Lo tha se ajo kishte në plan të bashkohet me protestuesit, pasi që SHBA-ja është ndërtuar në besimin e lirisë dhe drejtësisë për të gjithë.
“Ne duhet të bëjmë rezistencë për atë që besojmë që është kundër nesh dhe kundër botës, kështu që ne do të vazhdojmë protestat paqësore deri sa gjendja të ndryshohet”, ka thënë ndër të tjera Jennifer Lopez. /IndeksOnline/