Ditën e fundit si 25-vjeçare, Beatrixi përshëndet fansat me këto fotografi

Këngëtarja shqiptare Beatrix Ramosaj njihet për talentin e saj në muzikë.
Edhe pse ajo tashmë është mjaft pasive me projekte të reja muzikore, vazhdon të jetë tejet aktive sa u përket paraqitjeve të saj nëpër rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.
Madje Beatrixi është një personazh tejet atraktiv dhe i ndjekur, sidomos në Instagram, ku ndiqet nga afër gjysmë milion ndjekës.
Së fundmi ajo ka bërë të ditur se sot është dita e fundit e saj si 25-vjeçare, pasi ajo nesër feston ditëlindjen e 26-të.
Kështu që ajo ka shfrytëzuar këtë ditë për të surprizuar fansat me disa fotografi të “nxehta” vetëm në bikini, duke vënë në pah linjat bombastike trupore. /IndeksOnline/