75 Mall Live Search
13:45 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

James Bondi bëhet baba në filmin e ri “No Time to Die”

Agjenti i njohur 007, apo ndryshe James Bond, do të bëhet baba në filmin e tij të ri “No Time To Die”.

Në filmin e ri që pritet të dalë së shpejti, besohet se ai do të luajë rolin e babait të një vajze 5-vjeçare, transmeton Indeksonline.

Filmi i cili është paraparë të dalë tashmë, është shtyrë për shkak të situatës, duke qenë se kinematë janë të mbyllura.

Nga sa thuhet në mediat e huaja, roli i vajzës do të quhet Mathilde, e do të interpretohet nga 5-vjeçarja Lisa-Dorah Sonne.

Burime të brendshme nga produksioni konfirmuan për “Mail on Sunday” se Bondi do të bëhet baba dhe se ishte vetë Danieli ai që këmbënguli ta bënte sa më të veçantë këtë film, i cili do të jetë dhe më i shtrenjti film i Bondit i realizuar ndonjëherë, me një buxhet prej £200 millionë paundë.  /IndeksOnline/