75 Mall Live Search
14:22 / E Hënë, 08 Qershor 2020 / indeksADMonline

Flet Erson Zymberi: Vendimi për moshapje teatrosh, i pakuptimtë

Pandemia Covid-19, ka sfiduar shumë sfera të jetës edhe në Kosovë.

Paknaqësi rreth masave parandaluese për shkak të pandemisë kanë shfaqur edhe komuniteti i artistëve nga Kosova, të cilëve u është pamundësuar puna e tyre nëpër teatrot e vendit, të cilat vazhdojnë të jenë të mbyllura, pa mundësi të pranisë së publikut, shkruan IndeksOnline.

Erson Zymberi i cili është drejtor i Teatrit Profesionist të Gjilanit e ka cilësuar të pakuptimt këtë vendim, për shkak se sipas tij, do të ishte shumë e lehtë të kontrollohen numri i publikut që shkojnë për të përcjellë shfaqjet nëpër teatro.

I kontaktuar nga Indeksonline Erson Zymberi ka thënë:

Për mua ka qenë i pakuptimt vendimi për moshapje të teatrove nga ana e ISHP-së sepse konsideroj se teatrot do ta kishin shumë të lehtë kontrollimin e numrit të publikut që vijnë të përcjellin shfaqjet tona.

Ne shumë lehtë do të mund ta bënim këtë përmes numrit të kufizuar të shitjes së biletave dhe gjithashtu duke kontrolluar edhe distancën fizike mes ulëseve.

Derisa sa është lejuar hapja e objekteve fetare është dashur me doemos të lejohet edhe hapja e teatrove, sepse realisht objektet fetare e kanë të pamundur kontrollimin e numrit të njerëzve që hyjnë për t’i kryer ritet a lutjet fetare.

Ne kemi qenë në përgatitje të një shfaqjeje/premiere në kohën kur filloi pandemia dhe tash nuk kemi filluar realisht as provat duke respektuar vendimin e MSH-së, përkatësisht ISHP.

Pasi korriku dhe gushti janë realisht muaj të sezonës së vdekur të teatrove, pasi të gjitha teatrot pushojnë aktivitetin e tyre për të filluar sezonin në vjeshtë, edhe ne po presim që nga Shatori të rikthehemi në gjendje normale të funksionimin tonë nëse gjithçka shkon sipas planit.
” /IndeksOnline/