‘U çudita, as që e preka kundërshtarin’ – Bardhi flet pas golit të anuluar kundër Ballkanit

Befasia e ditës së djeshme ishte barazimi mes Ballkanit dhe Drenicës. Mysafirët nxorën një pikë të artë në Suharekë.
Por, skuadra nga Skenderaj kishte mundësi që ta fitonte ndeshjen, po të mos ishte anulua super goli i Argjend Bardhit.
Referi e anuloi golin e tij për shkak se e cilësoi si faul në sulm.
Bardhi për Indeksonline u shprehë se nuk e ka prekur fare kundërshtarin dhe se vendimi ishte i padrejtë
‘Unë mendoj se vendimi i referit nuk ishte i drejt. Unë nuk e kam prekur fare kundërshtarin dhe e kam goditur topin para tij. Referi tha qe ishe faul, unë u çudita se as që e preka kundërshtarin’, tha fillimisht lojtari i Drenicës.
Tutje, ai foli për ndeshjen kthyese kundër Prishtinës në Kupën e Kosovës.
‘Në ndeshjen për kupë, rezultati i ndeshjes së parë nuk na jep shumë shpresa, por do ta japim maksimumin dhe futbollit nuk i dihet’, u shprehë Bardhi.
Në fund, lojtari i Drenicës foli për të ardhmen e tij, ku tregoj se ka 2-3 oferta.
‘Sa i përket të ardhmes , nuk e di njëherë, kontrata më përfundon si të përfundoj sezoni. Unë i kam n 2-3 oferta, po te shohim njëherë deri te përfundoj sezoni pastaj shohim’
‘Për oferta jashtë Kosovës, kontakte kam pas, por ndonjë ofertë konkrete nuk kam pasur’, përfundoi Bardhi./Indeksonline/