Apple-s i jepet leja: Edhe pse s’jeni pranë njëri-tjetrit, tani mund të bëni fotografi të përbashkët

Apple-s i është dhënë një patentë për një teknologji që do të lejonte “selfie të grupeve sintetike”.
Ky tipar do t’i linte njerëzit të bënin imazhe të ndryshme në mënyrë që të duket se ata ishin të gjithë së bashku, edhe sikur të ishin vërtet të ndarë, shkruan Independent, transmeton Indeksonline.
Patenta është paraqitur shumë kohë më parë, para se Covid-19 të shfaqej. Por ajo nuk iu dha Apple-s deri javën e kaluar.
Karakteristika do t’i lejonte njerëzit të shkrepnin një imazh të një grupi edhe nëse nuk mund të qëndronin pranë njëri-tjetrit ose edhe në të njëjtin vend, për shkak të rregullave të distancës sociale.
Selfie pastaj mund të ruhej si një skedar që do t’i lejonte njerëzit të riorganizonin njerëzit në foto ose të ndryshonin pamjen e saj./Indeksonline/