75 Mall Live Search
11:01 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Bie në pranga të policisë personi që kanosi dy ditë më parë një femër, në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arritur ta arrestonte një person si i dyshuar për dhunë familjare, asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Sipas raportit të policisë, më 7 qershor një person ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e kishte thyer xhamin e shtëpisë dhe ka kanosur viktimën femër kosovare.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Indeksonline/