75 Mall Live Search
11:17 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Karriera e Vokrrit, nga Llapi në Francë

Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri dy vjet më parë ndërroi jetë.

Përgjatë karrierës së tij, Vokrri ndërroi disa skuadra dhe pati një karrierë të bujshme, transmeton Indeksonline.

Tek Llapi luajti në rinin e tij legjenda Fadil Vokrri. Aty luajti 3 sezone.

Karrierën profesionale e filloi me 1980 te skuadra e Prishtinës.

Për klubin nga kryeqytetit, Vokrri luajti 172 ndeshje ku shënoi 55 gola.

Pastaj në vitin 1986, ai kaloi te Partizani, ku zhvilloi 55 ndeshje dhe shënoi 18 gola. Në vitin 1989, ai kaloi në Francë te skuadra e Nimes, ku zhvilloi një sezon. Aty luajti 24 ndeshje dhe shënoi 13 gola.

Pastaj, Vokrri në vitin 1990 kaloi tek skuadra e madhe turke, Fenerbahce.

Aty ai bëri 43 paraqitje dhe shënoi 13 gola brenda sy sezoneve. Vitet e fundit në karrierë ai i kaloi në Francë. Fillimisht në sezonin 1992-1993, ai u paraqit për skuadrën e Bourges 18. Në 30 paraqitje shënoi 10 gola.

Pastaj karrierën e mbylli tek ekipi Montluçon. Brenda dy sezoneve, ai bëri 39 paraqitje dhe shënoi 12 gola.

Vokrri pati 363 paraqitje në karrierën e tij, ku shënoi 121 gola, duke lënë gjurmë tek të gjitha skuadrat që ka luajtur.

Për Kombëtaren e Jugosllavisë ai luajti 12 ndeshje dhe shënoi 6 gola. /Indeksonline/