75 Mall Live Search
11:23 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Në dy vjetorin e ndarjes nga jeta, Haradinaj përkujton Vokrrin

Sot janë bërë dy vite që nga vdekja e futbollistit dhe udhëheqësit të ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Vokrrin, e ka kujtuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e ka vlerësuar lart figurën e tij.

Haradinaj ka thënë se Vokrri ka dhënë kontribut të pashoq, duke e quajtur ikonë të sportit.

“Sot, në dy-vjetorin e kalimit në amshim, kujtojmë kontributin e pashoq të ikonës së sportit, Fadil Vokrrit, për futbollin tonë, që kulmoi me anëtarësimin në FIFA e UEFA. Do të të kujtojmë përjetë, kampion!”, ka shkruar Haradinaj.