Satelitët amerikanë marrin pamje, që ngrenë dyshimet se koronavirusi kishte nisur në Kinë që nga gushti i vitit 2019

Universiteti i Harvardit në SHBA ka bërë një studim me të cilin ngre dyshime të mëdha se koronavirusi në Kinë ekziston që nga gushti i vitit 2019.
Bazuar në imazhet satelitore, studiuesit në Harvard thonë se në Wuhan të Kinës spitalet kishin filluar të mbusheshin me njerëz që në fundin e verës në vitin e kaluar.
Nga fotografitë e marra nga satelitët me rezolucion të lartë shihen se si parkimet në spitalet e Wuhanit kishin filluar të mbusheshin me njerëz në gusht të vitit 2019, shkruan Indeksonline.

Ekspertët kanë marrë pamjet e parkimeve para muajit gusht dhe pas muajit gusht ku është parë dallimi i madh.
Hulumtimi zbulon se pesë spitalet kryesore në Wuhan kanë patur 90% më shumë vetura në parkime pas muajit gusht, se sa muajt paraprak.
Po ashtu, ekspertët kiberentikë zbulojnë se në gusht të vitit 2019 fjalët më të kërkuara në Kinë kanë qenë “kollë” dhe “diarre”, gjë e cila rrit dyshimet./Indeksonline/