75 Mall Live Search
17:24 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Apostolova pas takimit me Tahirin: Është mirë të shohësh njeriun me përvojë dhe lidership politik e institucional në reformën shtetërore

Përfaqësuesja e lartë e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostola gjatë ditës së sotme ka mbajtur një takim me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Tahiri.


Pas këtij takimi Apostolova ka shkruar në Twitter se do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e Kosovës dhe zotin Tahiri sa i përket agjendës evropiane.Apostolova e ka cilësuar si të frytshëm një takim të tillë dhe ka theksuar se është mirë të shohësh reformën institucionale me një klasë politike me përvojë.

“Një takim i frytshëm sot me Besnik Tahirin, për të diskutuar lidhur me përgjegjësitë e qeverisë së Kosovës. Është mirë të shohësh reformën institucionale me një klasë politike me përvojë. Do të kemi bashkëpunim të ngushtë. Tani do të presim e do të shohim kush do të udhëheq me agjendën evropiane” shkruan Apostolova.