Reshitaj i ofron mbështetje Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj sot në Kuvendin e Kosovës ka pritur në takim kryetarin e Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës Ali Gashi, nënkryetarin Skënder Lushtaku dhe sekretarin Njazi Ibrahimi.
Rreth këtij takimi ka shkruar vet ajo, derisa ka thënë se kësaj sindikate u ka ofruar mbështetje të plotë. Derisa tha se Projektligjit për sigurime sociale dhe Projektligjit për fondin e sigurimeve sociale që u inicuan nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë Haradinaj, mendoj se duhet të merren me prioritet edhe në këtë Qeveri të r
Ky është postimi i saj:
Si kryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, SPAK-ut ju ofrova mbështetje tē plotë, mbi bazën e mundēsive ligjore dhe të drejtave të tyre.
E një urgjence të veçantë për këtë Qeveri në fushën e punës dhe mirëqenies sociale do të duhej të jetë reformimi thelbësor i politikave sociale me qëllim të realizimit të nevojave dhe të drejtave sociale të qytetarëve tanë. Inicimi i reformimit të plotë të sistemit pensional, respektivisht hartimit të Projektligjit unik për pensionet, Projektligjit për sigurime sociale dhe Projektligjit për fondin e sigurimeve sociale që u inicuan nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë Haradinaj, mendoj se duhet të merren me prioritet edhe në këtë Qeveri të re !
Diskriminimi deri në ofendim të skajshëm i qytetarëve tanë që u dëbuan nga puna në vitet e sakrificës atdhetare dhe pas kaq vitesh ende mosnjohja e stazhit të tyre të punës gjatë viteve 1990-1999 duhet të përfundojë sot që të mos ndëshkohemi nesër. Nisma për njohje të stazhit të punës për të gjithë të punësuarit të larguar me dhunë nga puna nga regjimi i atëherëshëm serb ka qenë dhe është obligim yni atdhetarë, mbi atë socialë e njerëzorë. Aq më parë kur ka raste që të dëbuarit nga puna, apo ata që refuzuan të punonin nën të ashtuquajturat ,, masa të dhunëshme”, tani me rastin e pensionimit janë shumë të diskriminuar. Prandaj, kjo Qeveri duhet me urgjencë të procedojë këtë nismë nga Qeveria Haradinaj, sepse edhe ashtu kemi shumë për të bërë për një mireqenie më të mirë sociale për shoqërinë tonë.