75 Mall Live Search
20:57 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Thaçi thotë se nuk ka pasur ndikim në vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin “Rubikon” sonte ka thënë se nuk e ka ditur se çfarë vendimi do të merr Gjykata Kushtetuese për dekretin.

Thaçi shtoi se nuk ka pasur asnjë ndikim në vendimin e këtij insititucioni, transmeton IndeksOnline.

“ Nuk e kam ditur vendimin. Nuk kam pasur asnjë ndikim as që kam tentuar të kem ndikim, por relaksimi ka ardhur pasi që kam qenë i bindur në vendimin e Gjykatës”, ka thënë ai.

Thaçi tha se dekreti nuk ka pasur me ndonjë parti të caktuar politike

“Është dallim i vitit 2014, PDK ka qenë parti fituese bindëse e zgjedhjeve.  Dekreti nuk ka pasur me ndonjë parti të caktuar politike”, tha ai.

Ai ka marrë shembull edhe një aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, kur partia që ai udhëhiqte në atë kohë, PDK fitoi zgjedhjet, por që iu pamundësua themelimi i qeverisë./IndeksOnline/