Sia performon “live hitin” e ri “Together” nga shtëpia e saj

Sia po vazhdon të tregojë kreativitetin e saj në shtëpi!
Superylli i popit performoi hitine saj të fundit “Together” së bashku me bashkëpunëtorin e saj të vazhdueshëm, kërcimtarin 17-vjeçar Maddie Ziegler , në shtëpi për emisionin The Tonight Jimmy Fallon të martën në mbrëmje (9 qershor).
Performanca shumëngjyrëshe paraqiti Sia duke kënduar, ndërsa Maddie duke ofruar një rutinë tjetër koreografike fantastike.
“Together” është single-i i parë nga albumi i ardhshëm i Sia -së, si dhe një nga dhjetë këngët e reja që ajo shkroi për debutimin e saj si skenariste.
“Together” u shkrua nga Sia dhe Jack Antonoff , dhe filmi është i bazuar në një histori të shkurtër që Sia shkroi në 2007./Indeksonline/