Skuadra e Berlusconit, kërkon transferimin e Ibrahimoviqit dhe ta rikthejë nga pensionimi legjendën e Brazilit

Skuadra e Silvio Berlusconit, Monza nga sezoni i ardhshëm do të jetë në Serien B.
Berlusconi në një intervistë për “TeleLombardia”, ka treguar se synon transferimin e Ibrahimoviqit dhe ta rikthejë nga pensionimi, Ricardo Kaka, transmeton Indeksonline.
“Ibrahimoviqi ishte qëllimi ynë i vërtetë, siç ishte edhe Kakà. Atëherë u shfaqen vështirësi përtej futbollit dhe na u desh të hiqnim dorë. Por në futboll nuk dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë, e them si për Ibran ashtu edhe për Kakan”, u shpreh ai.
Po ashtu, Berlusconi tha se fokusi i tij është që të marrë sa më shumë lojtarë nën moshën 23- vjeçare nga Seria B dhe ajo C./Indeksonline/