75 Mall Live Search
12:05 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ajka e ajkave në Artmotion: Nga viti i ardhshëm, Champions League, Europa League dhe Conference League

Për tre vjet me radhë Artmotion-i do të jetë adresë e futbolldashësve për të përcjellë ndeshjet më të forta evropiane.

Kjo platformë përmes një konference ka njoftuar se ka arritur marrëveshje që që nga viti i ardhëm t’i transmetojë ndeshjet e tri ligave: Champions League, Europa League dhe Conference League.

“Kemi arritur marrëveshje si Artmotion me të cilën jemi krenarë”, është shprehur drejtori i platformës televizive, Alaudin Hamiti.

“Këto tri liga që janë ajka e ajkave, do të kenë ekskluzivitetin nga 2021 deri më 2024 në Artmotion. Kontrata që kemi bërë për tre vjet, i hapë rrugë të re një partneriteti me UEFA-në”, ka theksuar ai.

Edhe drejtori i sportit në Artmotion, Agon Fehmiu, ka theksuar se kjo platformë me marrëveshjet e arritura po i përmbushë objektivat e saj.

“Artimotioni i ka siguruar të drejtat e transmetimit të tri ligave nga vitit i ardhshëm – ligave më të mira të futbollit në botë. Nga viti i ardhshëm do të debutojë edhe Conference League ku shpresojmë t’i shohim edhe ekipet kosovare. Kjo vjen me Artmotionin për tre vjetët e ardhshëm”.

“Ngadalë po arrijmë synimin tonë që të jemi platforma më atraktive. Do të kemi transmetim direkt të ndeshjeve, do të jemi në bashkëpunim me Klan Kosova-n, që do të transmetojë emisione speciale me një format që nuk është parë:,

“Do të transmetohen 114 ndeshje të Champions League, 149 të Europa League dhe 149 të Conference League”.