75 Mall Live Search
12:16 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

A i ka hequr Rakiqi simbolet e shtetit të Kosovës nga zyra e tij? Përgjigjet Qeveria

Lista Serbe është sërish pjesë e Qeverisë së Kosovës, ndërsa këtë herë ka edhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Pushtetit Lokal, Goran Rakiq.

Rakiqi ka zhvilluar disa takime gjatë ditës së djeshme, e në të gjitha nga këto nuk është parë të ketë të vendosur ndonjë flamur të Kosovë, gjatë këtyre pritjeve.

Të pyetur nga IndeksOnline, Zyra e kryeministrit se pse Rakiqi nuk ka pasur të vendosur asnjë simbol shtetëror si gjatë takimit me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalye Apostolova, ka thënë se Rakiqi nuk e ka hequr asnjë simbol të Kosovës, nga zyra e tij.

“Zëvendëskryeministri Goran Rakiq nuk e ka hequr asnjë simbol të Kosovës, as flamurin, nga Zyra e tij.

Çështja e përdorimit të simboleve është e përcaktuar nga Protokolli i shtetit, prandaj secili zyrtar është i obliguar t’i përmbahet këtij protokolli.

Sa i përket rastit të përfolur në media, ju sigurojmë se simbolet janë aty ku kanë qenë dhe nuk ka pasur asnjë heqje të tyre”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së kryeministrit.

Nga ana tjetër po të shihen këto fotografi, kuptohet qartë që në tavolinën ku po zhvillohej takimi nuk kishte asnjë flamur e asnjë shenjë tjetër identifikuese të shtetit të Kosovës. /IndeksOnline/