75 Mall Live Search
12:23 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Bajrami: Paketa emergjente fiskale e Qeverisë së kaluar, do të zbatohet tërësisht

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se paketa emergjente fiskale, e miratuar nga Qeveria e Kurtit,do të implementohet në tërësi.

Ajo në Komisionin për buxhet, ka thënë se gjatë dy ditëve të kaluara, me qindra kërkesa për ekzekutim pagash për punëtorët e sektorit privat.

“Komisioni ndërministror është duke e bërë verifikimin. Dje dhe para dy ditësh është bërë pagesa për 50 për qind e heqjes së qirasë. Ne duhet të gjejmë mjete përmes implementimit të buxhetit në mënyrë që kjo paketë të implementohet e tëra”, ka thënë ajo.