75 Mall Live Search
12:47 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pamje:Personi që tentoi t’i ikte policisë në Fushë – Kosovë, dërgohet në burgun e Dubravës

IndeksOnline, dje pati raportuar dhe pati publikuar një video ekskluzive të një aksioni të Policisë së Kosovës që ishte zhvilluar pas mesnatës së të martës në magjistralen Prishtinë – Fushë-Kosovë.

Në këto pamje shiheheshin disa vetura të policisë duke ndjekur për disa kilometra një veturë të dyshuar “Golf IV” të cilën kanë arritur ta ndalonin në hyrje të Fushë-Kosovës.

Në pranga kanë përfunduar tre persona të dyshuar të cilët kanë tentuar të ikin nga policia e të njëjtit me pas janë dërguar me vetura të policisë në stacion për t’u intervistuar.

Derisa policia sot ka dhënë detaje me të njëjtin aksion, ku thuhet se i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Fushë Kosovë 09.06.2020-02:21. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në raportin 24 orës të Policisë së Kosovës./Indeksonline