75 Mall Live Search
15:53 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

E rrallë! Gruaja italiane përgatit ullinj gjatë operacionit të trurit

Pacientëve u kërkohet që gjatë operacionit të trurit të luajnë violinë ose kitarë, por nuk është dëgjuar kurrë që gjatë operacionit, një pacient të mbushë ullinj.

Një grua 60-vjeçare italiane e bëri atë gjatë kohës kur mjekët po i hiqnin një tumor në lobin e saj të majtë.

Neurokirurgu në spitalin Riuniti të Ancona tha që procedura zgjati dy orë e gjysmë dhe shkoi shumë mirë. Për 90 minuta ajo ka mbushur ullinj me mish, miell, bukë dhe vezë të cilat më vonë skuqen.

Kirurgjia e zgjuar e trurit, siç dihet, përdoret për të trajtuar disa gjendje neurologjike siç janë tumoret që ndikojnë në zonat e trurit përgjegjës për shikimin, lëvizjen ose fjalimin. Kirurgët për të penguar ndonjë dëm në indet e shëndetshme, lejojnë pacientët të flasin apo të angazhohen në ndonjë aktivitet gjatë operacionit.

Ndërsa lobi i majtë kontrollon të folurin, kujtesën dhe lëvizjen e pjesës së djathtë të trupit, neurokirurgu Roberto Trignani i tha agjencisë së lajmeve Ansa se kjo metonë i lejon të monitorojnë pacientin dhe funksionet e tyre të trurit ndërkohë që kryejnë operacionin.