Shi e breshër, shkaktohet kolonë në autostradën Prishtinë-Ferizaj

Muaji qershor ka nisur me mot të ndryshueshëm. Shiu i cili përcolli muajin e kaluar duket se do të jetë prezent edhe për disa ditë.
Reshje të shumta të shiut, të përcjellura me breshër pati edhe sot në autostradën Prishtinë-Ferizaj.
Madje në disa video të dërguara në Indeksonline shihet se si këto reshje të shiut shkaktuan kolona të gjata dhe shkaktuan bllokim në këtë pjesë të autostradës./Indeksonline/