75 Mall Live Search
17:58 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Mustafa mbledh Forumin e Gruas, mungon Osmani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbajtur një takim me Forumin e Gruas së kësaj partie, por që aty nuk është parë nënkryetarja Vjosa Osmani.

Mustafa përmes një postimi në Facebook ka thënë se Forumi i Gruas i LDK-së shprehet në përkrahje të plotë të Qeverisë Hoti dhe të forcimit të rrugës evropiane dhe euroatlantike.

Ky është postimi i plotë i Mustafës:

Forumi i Gruas i LDK-së shprehet në përkrahje të plotë të Qeverisë Hoti dhe të forcimit të rrugës evropiane dhe euroatlantike.

Kërkojnë nga Qeveria dhe nga LDK masa dhe hapa të shpejtë në zhvillimin ekonomik, që siguron punësim për gratë dhe të rinjtë. Shprehet për përfaqësim meritor të gruas në institucionet qeveritare dhe institucionet e tjera të vendit. Përkrahin vendimet e organeve të LDK-së dhe kërkojnë që askush në LDK të mos veprojë në kundërshtim me to. Me ftesë të zonjës Lirije Kajtazi, Kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së dhe deputete e Kuvendit të Kosovës, sot kishim një takim shumë përmbajtësorë me veprimtaret e këtij Forumi. Roli i gruas ka qenë vendimtar në të gjitha fazat e shtetndërtimit tonë. IM