75 Mall Live Search
18:02 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Arabëve nuk po iu bëjnë punë as milionat, Premierliga e ka bllokuar shitjen e Newcastle

Blerja me vlerë 300 milionë funta e skuadrës së Newcastle United nga ana e investitorëve nga Arabia Saudite është vënë seriozisht në dyshim pasi marrëveshja nuk ka kaluar akoma nga kontrollet e Premier League.

The Mirror raporton se Premier League po heziton që ti jap dritën jeshile sauditëve për shkak se këta të fundit kanë transmetuar ndeshje në mënyrë ilegale duke i kushtuar partnerëve miliarda dollarë humbje.

Drejtuesit aktual të skuadrës angleze kanë rënë dakord për të shitur aksionet te fondi arab që kryesohet nga pronci, Mohammed bin Salman.

Ata kanë bërë të ditur se menjëherë sapo të marrin pronësinë e klubit do të nisin një revulucion për ta ngritur Newcastle në një skuadër të madhe evropiane. /IndeksOnline/