Sabri Fejzullahu: Fadil Vokrri s’ka vdekë, as kurrën e kurrës nuk vdes

Dje u kujtua legjenda e futbollit kosovar Fadil Vokrri, me rastin e 2 vjetorit të vdekjes së tij.
Shumë emra të njohur nga fusha të ndryshme, e kujtuan legjendën Vokrri, duke u shprehur se do ta kujtojnë atë përgjithmonë, shkruan Indeksonline.
Edhe këngëtari legjendar Sabri Fejzullahu së fundmi me anë të një fotografie të shtatores së Fadil Vokrrit që u zbulua dje, ka bërë një dedikim të veçantë për të.
“Njerëzit që bëjnë histori mbesin të përjetshëm. Fadil Vokrri ska vdekë as kurrën e kurrës nuk vdes. Je në damarët e çdo shqiptari”, ka shkruar Sabriu në dedikim e tij drejtuar legjendës së futbollit shqiptar Fadil Vokrri. /IndeksOnline/