Personazhi i njohur televiziv, pozon për kompaninë me famë botërore

Kadrie Canolli është një personazh i njohur televiziv që në shumë raste e kemi parë edhe si aktore.
Ajo falë bukurisë dhe formave trupore, nuk i ka shpëtuar inkuadrimit në fushën e modës, shkruan Indeksonline.
Derisa së fundmi ajo ka bërë të ditur se ka pozuar për markën e njohur Guess by Marciano, e cila ka famë botërore.

“Para disa ditësh e kam realizuar edhe fotosesionin e tretë për kampanjën Spring/Summer 2020 me Guess by Marciano, ku fotot janë realizuar me fotografin e mirënjohur Jeton Bylykbashin.
Pasiqë ka qenë e pamundur të udhëtojë për në Zvicër për shkak të situatës globale që është momentalisht.

Tani jam në përgaditje të kampanjës së radhës ku përvec fotosesioneve do të realizojme edhe Youtube Chanel.
Por pavarësisht situatës, e rëndësishme është që po arrijmë t’i realizojmë me sukses të gjitha kërkesat e kompanisë në fjalë sipas marrëveshjes së bashkëpunimit!
Është fat shumë i madh të jesh ikonë e një brendi të tille me renome botërore përfaqësuar nga themeluesi Paul Marciano” ka sqaruar ajo. /IndeksOnline/

