75 Mall Live Search
20:03 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Fëmijët rezultuan negativ në testime, Ahmeti njofton për rihapjen e çerdheve ‘Lulevera’ dhe ‘Buzëqeshja’

Nga 29 raste sa u konfirmuan së fundi, 13 janë në Prishtinë.

Por Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bëri të ditur se prej nesër do të rihapen çerdhet ‘Lulevera’ dhe ‘Buzëqeshja’ të cilat u mbyllën ditë më parë për shkak të dyshimit për të infektuar.

Ahmeti tha se lajm i mirë është që fëmijët e këtyre çerdheve kanë rezultuar negativ në testime, kësisoj lejohet hapja e çerdheve, raporton Indeksonline.

Ahmeti gjithashtu tha se pavarësisht 13 rasteve, situata është e menaxhueshme por duke u lutur për mbajtje të distancës dhe përdorimit të maskave./Indeksonline/