75 Mall Live Search
21:28 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

​8 raste të reja me Covid-19 në Obiliq, kryetari Gashi kërkon më shumë kujdes

Gjatë ditës së sotme, në laboratorin e IKSHPK-së, është bërë testimi i listës së personave të kontaktit nga të infektuarit në Milloshevë, nga rezultatet e dala janë tetë raste të reja pozitive.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së dhe të shtojnë kujdesin në mënyrë që të dalin fitues në betejën me Covid-19.

Postimi i plotë:

Sot, në laboratorin e IKSHPK-së, është testuar lista e personave të kontaktit nga të infektuarit në fshatin Milloshevë dhe nga rezultatet e dala kemi 8 raste të reja pozitiv me Covid-19, raste kontakti me familjarët e tyre, të cilët janë në vetizolim.

Ju lutem respektoni rekomandimet e dala nga IKSHPK-ja, mbani distancën 2 metra, vendosja e maskave të jetë rutinë e përditshmërisë tonë!

Të shtojmë me shumë kujdesin, në mënyrë që të dalim fitues të kësaj beteje me Covid-19!