Aprovohet propozimi për fondin për grante në vlerë 5 milionë euro, për bizneset që dëshmojnë humbjet nga COVID-19

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se sot në Kuvendin Komunal është aprovuar propozimi për themelimin e fondit për grante të bizneseve të vogla dhe të mesme në vlerë prej 5 milionë euro.
Ai shtoi se aplikimi do të bëhet online dhe bizneset duhet të dëshmojnë humbjet nga COVID-19, transmeton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës u aprovua propozimi jonë për themelimin e fondit për grante për bizneset e vogla dhe të mesme në vlerë prej 5 milion Eurove. Aplikimi do të bëhet online dhe bizneset duhet të dëshmojnë humbjet nga covid19. Procedura do të jetë sa më e thjeshtë dhe transparente. Për të gjithe detajet do të njoftoheni me kohë.
Falemnderit asambleistëve për voten për!