Ava Max e “guximshme”, ndryshon përsëri pamjen

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare Amanda Ava Koci, e njohur me emrin artistik, Ava Max, karrierën e saj si këngëtare e tekstshkruese e zhvillon në SHBA.
Ajo falë talentit të saj në muzikë, ka arritur që me sukses të depërtonte në skenën muzikore botërore, shkruan IndeksOnline.
Ava, është gjithashtu një femër mjaft e “guximshme” kur bie fjala te dukja e saj.

Ajo nuk heziton në asnjë rast që të ndryshoj “lookun” e saj, madje shpesh e shohim duke eksperimentuar edhe me ngjyrën e flokëve.
Së fundmi ajo është parë me një ngjyrë interesante, duke marrë vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë nëpër rrjetet sociale. /IndeksOnline/
