Ideja e “çmendur” e Berlusconit, i do 2 legjendat e Milanit te skuadra e tij

Skuadra që është në pronësi të Silvio Berlusconit, Monza ka siguruar pjesëmarrjen në Serien B për sezonin e ardhshëm.
Ata siguruan plasmanin pas vendimit të Federatës Italiane të anulohen garat në Serie C dhe Monza ishte në vendin e parë, me distancë të madhe ndaj vendit të dytë.
Tashmë dyshja e famshme, Berlusconi dhe Galliani kërkojnë të jenë sa më të fortë në Serie B.

Sipas mediave në Itali është raportuar se ata janë të interesuar të nënshkruajnë me legjendat e Milanit, Kaka dhe Ibrahimovic.
Dyshja kanë qenë lojtarët e preferuar të Berlusconit në kohën kur ishin së bashku te Milani.

Aktualisht Monza drejtohet nga mesfushori, Christian Brocchi. /IndeksOnline/