75 Mall Live Search
10:29 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës

Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Në Kuvend kanë arritur deputetë të shumtë të kësaj legjislature, të cilët para se të hyjnë në sallë janë kontrolluar nga ekipet mjekësore.

Seancat po vazhdojnë të zhvillohen pa praninë e mediave, shkaku i virusit COVID-19, transmeton Indeksonline.    

 R e n d i  i  d i t ë s

1.      Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.      Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

3.      Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 02/03 datë 05.06.2020, për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm,

4.      Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,

5.      Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

6.      Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

7.      Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,

8.      Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës  mbi Pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”,

9.      Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019.