Betohen deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Katër deputetë të rinj i janë shtuar sot Kuvendit të Kosovës, pas ndryshimeve që u bën me zgjedhjen e Qeverisë së re.
Pjesë e legjislaturës së Kuvendit të Kosovës tash e tutje do të jetë, Faton Bislimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili do të zëvendësojë ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Visar Hoti nga LDK-ja, i cili do të zëvendësojë zv.kryeministrin Driton Selmanaj, Ismet Beqiri i cili do të zëvendësoje Arban Abrashin.

Po ashtu deputete e re e Kuvendit të Kosovës është Arbëresha Kryeziu nga Nisma, e cila zëvendëson zv.kryeministrin Albulena Balaj-Halimaj.
Betimi solemn i deputetëve të Kuvendit të Kosovës është i paraparë me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit të Kosovës./Indeksonline/
