75 Mall Live Search
11:37 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Propozimi i deputetes: Të falen të gjithë qytetarët, që u ndëshkuan gjatë pandemisë, gjobat ishin të paligjshme

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të falën të gjithë qytetarët që u ndëshkuan gjatë periudhës pandemike, si pasojë e shkeljes së masave të izolimit.

Haxhiu ka thënë se ato masa ishin kundërkushtetuese, prandaj, sipas saj, ato nddëshkime janë të paligjshme.

“Unë kërkoj, që Qeveria legjitime, të marrë vendimin, që të falen të gjithë qytetarët e Repubikës së Kosovës, të cilët me vendimet e Qeverisë se Kurtit u ndëshkuan, duke u dënuar dhe arrestuar, për shkak të vendimeve që ishin antiligjore dhe antikushtetuese. Gjyakta Kushtetuese tregoi që ishin kundërkushtetuese”, tha ajo.

Haxhiu ka thënë se Avokati i Popullit ka kërkuar edhe dëmshpërblimin e tyre, mirëpo sipas saj, më e pakta që mund të bëhet është falja e atyre dënimeve.

“Thjesht, Qeveria e Hotit të marrë vendimin për t’i falur të gjithë qytetarët që u ndëshkuan padrejtësisht. Avokati i Popullit ka kërkuar edhe dëmshpërblim, por më e pakta që mund të bëhet është falja e atyre ndëshkimeve”, ka thënë ajo.