75 Mall Live Search
12:22 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / C E

“Mashallah”, Salah ua paguan karbutantin krejt personave, që i takoi në një pompë

Mohamed Salah tashmë ka fituar statusin e heroit në Liverpool, pasi ka luajtur një pjesë integrale në suksesin e tyre nën drejtimin e Jurgen Kloppit.

Dhe ylli egjiptian e ka forcuar më tej emrin e tij në folklorin Anfield me një gjest prekës, shkruan Indeksonline.

Një postim në mediat sociale thuhet se Salah ishte parë në një pompë derivatesh derisa i kishte veshur uniformën stërvitore të Liverpoolit.

Salahu, thuhet se ka paguar karburantet e të gjithëve që ndodheshin te pika e karburantit ku kishte shkuar për t’u furnizuar.

Ai gjithashtu dhuroi doreza dhe dezinfektues për qytetarët gjatë kësaj kohe të pandemisë. /IndeksOnline/