Trazohet jeta e Marcus Rashfordit, i zbulohet babai biologjik

Quhet Michael Boye Marquaye, ka qenë futbollist i përfaqësueses së Ganës dhe pretendon se është babai biologjik i “yllit” të Manchester Unitedit, Marcus Rashford. Në një lidhje me stacionin radiofonik ganez, “Starr FM”, ai i befasoi të gjithë me deklaratën e tij.
“Marcus Rashfordi është djali im dhe ai e di këtë. Edhe pse ne nuk jemi takuar me njëri-tjetrin disa vjet.”
Sipas Michael Boyet, i cili është 65 vjeç dhe jeton në Angli, futbollisti i famshëm i “Djajve të kuq” ishte rezultat i një marrëdhënieje që ai kishte pasur me Melania Rashfordin, 22 vjet më parë.
“Marcusi u zemërua sepse ai mendon se unë e braktisa, por nuk ishte kështu”, shpjegon Michael Boye. Marcusi, i cili lindi në vitin 1997 në Wythenshawe, mendohej se ishte djali i Joseph dhe Melanie Rashfordit.

Michael Boye argumenton se ai e ka zbuluar këtë sekret për të njoftuar botën për rrënjët ganeze të Rashfordit, i cili luan për përfaqësuesen e Anglisë. Ai këmbëngul se nuk po kërkon të përfitojë financiarisht nga ky lajm.
“Nuk jam ai soj personi që kërkoj një mënyrë të thjeshtë për të marrë para ose bëhen të famshëm”.
