75 Mall Live Search
13:34 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Krasniqi: Sot Qeveria po kërkon me ndryshu rregulla fiskale, pa dhënë ndonjë sqarim

Po mbahet seanca në Kuvendin e Republikës së Kosovës, derisa po flitet edhe për dëmet në aspektin ekonomik që ka shkaktuar pandemia COVID-19.

E, një përgjigje nga Qeveria e Hotit ka kërku Memli Krasniqi nga PDK-ja.

Ai ka kërkuar të dinte se për çfarë do të shpenzohen mjetet financiare që po kërkohen, derisa ata që ka nga fillimi kanë kërku të flitet për rimëkëmbjen ekonomike dhe propozimin që është bërë nga ana e tyre.

“Në këtë sallë LDK – VV në mënyrë klandestine ka ndarë fonde, por s’kanë nda me adresu për pasoja të pandemisë, as për trajtimin e aspektit shëndetësor.

Kjo është arsyeja që ky ministri ri i Shëndetësisë që thotë s’kemi teste.

Do të thotë arroganca juaj, duke mendu që keni shumë numra, ndërlidhet me hapin tjetër, luftën e brendshme që rezultoi me rrëzim të Qeverisë.

Prej fundit të marsit, kemi fol për paketën emergjente dhe atë të rimëkëmbjes, as s’keni dasht me diskutu.

Edhe partnerët e ri të koalicionit, veç PDK-së e kemi qëndrimin e njëjtë. Sot po kërkon Qeveria m’i ndryshu rregullat fiskale, pa na dhënë një shpjegim pse doni m’i përdor mjetet.

E pakuptimtë mi lyp gjithë këto mjete në Kuvendin e Kosovës”, tha ndër të tjera Krasniqi./Indeksonline