Almeda krenare me “lookun” e ri, s’heziton të pozojë para fansave

Almeda Abazi është njëra nga femrat më të bukura shqiptare. Ajo përfaqëson bukurinë shqiptare në tregun turk, ku ka korrur shumë suksese dhe komentohet shumë, duke qenë tejet e pëlqyer nga publiku, shkruan Indeksonline.
Almeda në secilën paraqitje të saj kujdeset që të shfaqë bukurinë që e karakterizon, madje shpesh herë ka guximin edhe të ndryshojë “lookun” e saj.
Së fundmi ajo ka bërë një ndryshim në flokët e saj, duke e treguar këtë me krenari në llogarinë e saj në Instagram.
Ndryshe, Almenda është në lidhje me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman./Indeksonline/
