75 Mall Live Search
15:28 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shpend Ahmeti ia dhuron çmimin “Çelësi i Qytetit”, legjendës Sabri Fejzullahu

Sot kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ja ka dhuruar çmimin “Çelësi i Qytetit” këngëtarit legjendar Sabri Fejzullahu.

Ky çmim iu nda këngëtarit me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, ku u mbajtën një varg aktivitetesh, shkruan Indeksonline.

Ndarja e këtij çmimi për kontributin e dhënë të Sabriut në muzikën shqiptare tash e më shumë se 50 vite në skenë, ishte i mirëpritur nga këngëtari.

Madje ‘Sabriano’ u shpreh i lumtur që këtë çmim po e pranon nga kryetari Ahmeti, i cili njëherit është djali i aktorit tashmë të ndjerë Ali Ahmeti, të cilin Sabri Fejzullahu tha se e kishte ndër shokët më të mirë.

Më poshtë i keni pamjet nga ndarja e çmimit që ua sjellë IndeksOnline: