75 Mall Live Search
16:08 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Amerika është shumë e madhe, presidenti Trump ua dërgon njoftimin për ndihmë financiare secilës familje me nënshkrimin e tij

Dhjetëra miliona amerikanë vazhdojnë të marrin pagesa stimuluese nga qeveria pas pandemisë covid-19.

Është presidenti Donald Trump, ai i cili është treguar tejet i kujdesshëm sa i përket këtij veprimi derisa këtë mbështetje financiare e ka shoqëruar me një letër të nënshkruar pikërisht nga ai.

Letra nisë me përshkrimin e pandemisë, e cila ka shqetësuar njerëz gjithandej botës, shkruan Indeksonline.

“Miqt e mirë amerikanë, vendi ynë i shkëlqyeshëm po përjeton një sfidë të paparë shëndetësore në publik dhe si rezultat i pandemisë globale të koronavirusit, prioriteti ynë kryesor është shëndeti dhe siguria juaj. Ndërsa bëjmë luftë totale për këtë armik të padukshëm, ne po punojmë gjithashtu për të mbrojtur amerikanët punëtorë si ju nga pasojat e mbylljes ekonomike. Ne jemi plotësisht të përkushtuar për të siguruar që ju dhe familja juaj të keni mbështetjen që ju nevojitet për të marrë këtë kohë. “, transmeton Indeksonline.

Këto pagesa stimuluese janë pjesë e një pakete rikuperimi me vlerë 2.2 trilion dollarë që u miratua nga Kongresi dhe u nënshkrua në ligj nga Donald Trump në 27 Mars. Ndryshe, Trump ka marrë shumë kritika për këtë veprim. /Indeksonline/