A do të përkrah Qeverinë Hoti deputeti i LDK-së që sot dha betimin në Kuvend?

Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës kanë dhënë betimin tre deputetët të rinj të LDK-së, të cilët zëvendësojnë ish-deputetët e emëruar në Qeverinë Hoti.
Njëri nga deputetët e rinj që sot bëri betimin është Visar Hoti.
Indeksonline ka kontaktuar deputetin Hoti menjëherë pas seancë së parë plenare lidhur me përkrahjen e tij për nismat ligjore të Qeverisë dhe përkrahjen për Qeverinë.
Deputeti Visar Hoti është përgjigjur shkurt, se do të përkrahë nismat e Qeverisë për të cilat ai bindet se janë në të mirë të vendit.
Indeksonline, po ashtu pyeti deputetin nëse do të votonte pro Qeverisë së Kryeministrit Hoti sikur të ishte deputet para disa javësh. Deputeti Hoti tha “natyrisht se po”. Më parë do ta votoja Kryeministrin e LDK-së edhe po që se vjen nga nëndega më e vogël e LDK-së se sa secilin kryetar të një partie tjetër. Pa asnjë dyshim!
E sidomos që tani kemi Kryeministër tejet të gatshëm për të avancuar agjenden politike të Kosovës, sidomos në ekonomi dhe raportet me vendet mike.