75 Mall Live Search
20:01 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Bahtiri takohet me ish-ministrat e VV-së, ja çka biseduan!

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri sot ka pritur në takim ish-ministrat nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhelal Sveçlën, Albulena Haxhiun dhe ish-zëvendëskryeministrin, Haki Abazin,

Ata biseduan për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe projektet zhvillimore që po realizohen nga komuna e Mitrovicës, shkruan Indeksonline.

Bahtiri thotë që takuan edhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po bëjnë punë të madhe me organizimin e peticionit për zgjedhje të reja.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi të pres në takim sot disa nga drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu dhe Haki Abazi, ku biseduam për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe projektet zhvillimore që po realizohen nga komuna e Mitrovicës.

Së bashku takuam edhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po bëjnë punë të madhe me organizimin e peticionit për zgjedhje të reja.

Po ashtu, i njoftova edhe në lidhje me përgatitjet që po bëhen nga Qendra e Mitrovicës për pjesëmarrje në manifestimin e nesërm në Prishtinë, me rastin e shënimin të 15 vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.