Nderohen në Ditën e Çlirimit ushtarakët e KFOR-it dhe Rugova

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, e shoqëruar nga komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral Michele Risi, ambasadorë të shteteve të Quintit, diplomatë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule te Pllaka Përkujtimore e ushtarakëve të KFOR-it.
Më pas kryeparlamentarja Osmani e shoqëruar nga komandanti i përgjithshëm i KFOR-it, gjeneral Michele Risi, kanë bërë homazhe edhe te shtatorja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.