75 Mall Live Search
12:05 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nis një projekt i ri – rruga unazore, në Suharekë

Në Komunën e Suharekës, pavarësisht krizës ekonomike për shkak të koronavirusit, punët nuk po ndalen.

Tanimë ka filluar një projekt i ri në infrastrukturën e kësaj komune.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se po ndërtohet rruga unazore.

“Ndërtimi i rrugës unazore-krahu i djathë – Suharekë…”, ka shkruar ai.

Në një video që ka shpërndarë Muharremaj shihet se punimet po zhvillohen në mënyrën më të mirë të mundshme./IndeksOnline/