75 Mall Live Search
12:45 / E Premte, 12 Qershor 2020 / indeksADMonline

​Tentojnë t’u ikin policëve, arrestohen

Një veturë me dy persona brenda ka tentuar të shmangte policët e Kosovës, derisa ata ishitn duke i verifikuar dokumentet.

Po ashtu gjatë arrestimit policia ka hasur në rezistencë, teksa një polic ka pësuar lëndime trupore.

“Derisa një njësi policore ka qenë duke bërë verifikimin e dokumenteve të dy personave të dyshuar, ata kanë tentuar që të iknin, por njësia policore gjatë arrestimit të tyre ka hasur në rezistencë ku si pasojë një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.