Pritet sekuestrimi- Kjo është vetura të cilën e përdorte ish- sekretari i MI-së, Betim Reçica

Policia e Kosovës kishte shkruar dje në fshatin Vranidoll të Prishtinës për të sekuestruar një veturë superluksoze me urdhër të Prokurorisë Speciale.
Adresa e policisë ishte saktësisht në shtëpinë e Bekim Reçicës, vëlla i ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica, i cili ishte shkarkuar nga kjo pozitë, raporton IndeksOnline.
Vetura e tipit “Audi RS 7”, dje nuk u sekuestrua, sepse gjendej brenda një garazh, çelësin e të cilit pronari Bekim Reçica thotë të mos e ketë pasur në ato momente.
Vetura superlksoze me të cilën e ka përdorur Betimi ndodhet ende në garazh, ndërsa ajo pritet të konfiskohet së shpejti.
IndeksOnline ka arritur të siguronte foton e veturës dhe dokumentacionin e saj.

IndeksOnline ka raportuar në një seri shkrimesh në lidhje me rastin e Betim Reçicës dhe dyshimet mbi falsifikimin e dokumenteve nga ai, për të cilat ai edhe ishte intervistuar nga policia./IndeksOnline/
