Kadriaj, Osmanit: Me qëllim ose pa dashje, ke gabuar sot!

Time Kadriaj është deputetja e radhës që e ka akuzuar Vjosa Osmanin me arsyetimin se nuk e ka përmendur sot Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në seancën solemne të Kuvendit.
Deputetja e AAK-së e ka porositur Osmanin se ushtarët çlirimtarë janë pjesë e meritave që ajo sot ka shansin të flas sot në Kuvend.
“E nderuara Kryetare e Kuvendit. Nëse e ke bërë pa qëllim kërko falje që nuk përmende asnjëhere, të paktën njëhere Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Pranoje se gabove.
Ndoshta ke harruar se me mijëra ushtare e ushtar ishim ne luftë per çlirim, për ta dhënë ty mundësine të flasësh sot në atë kuvend por jo për ti injoruar” shkruan Kadriaj në Facebook./Indeksonline/